Futboll Sport

“DO THYEJË RRJETIN”/ Cristiano Ronaldo paralajmëron një të ftuar special në kanalin e tij në YouTube

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo mesa duket po merret me xhirimet e një interviste që do ta publikojë në kanalin e tij në YouTube, duke pretenduar se biseda me këtë të ftuar do të “thyejë rrjetin”.

Ronaldo hapi kanalin e tij në YouTube në gusht të këtij viti, duke grumbulluar 20 milionë abonentë brenda 24 orëve, një numër që tani ka kaluar 60 milionë.

Në një video të fundit të publikuar në kanalin e tij, Ronaldo shihet duke pritur ish-bashkëlojtarin e tij nga Manchester United, Rio Ferdinand, i cili e viziton atë herët në mëngjes.

Gjatë bisedës, Ronaldo thotë se po regjistronte një video dhe më tej nxit Ferdinandin të pyeste për identitetin e të ftuarit të radhës në kanalin e tij , UR Cristiano.

I mbyllur dhe misterioz për identitetin e të ftuarit, Ronaldo e quan atë një “sekret”, duke lënë shumë mundësi për spekulime.

Kur Ferdinand pyet nëse bëhet fjalë për një person të famshëm, Ronaldo iu përgjigj, ‘Më i famshëm se ti’.

Ky koment ka ngjallur shumë kureshtje te adhuruesit e tij, megjithatë ndjekësit duhet të presin edhe pak për të parë se për kë personazh bëhet fjalë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Kupa e Afrikës shtyhet në vitin 2022, do të luhet në të njëjtën kohë me Botërorin

Delo.autor

SHIFRA BRILANTE/ “Bomberi” Broja magjeps Anglinë, ndaj West Ham vë në jetë një perlë

F.autor

ZYRTARE/ PSG paguan 37 milionë euro për SUPER mbrojtësin gjerman (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment