Futboll Sport

RUSIA JASHTË BOTËRORIT 2026/ UEFA dhe FIFA nuk ndryshojnë qëndrim

UEFA dhe FIFA kanë zgjatur ndalimin e Rusisë nga futbolli në mbarë botën përpara shortit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Bashkimi Rus i Futbollit (RFU) është përjashtuar nga garat e FIFA-s dhe UEFA-s që kur Rusia filloi luftën në Ukrainë në shkurt të 2022. Kjo do të thotë se as ekipet e meshkujve dhe as e femrave nuk mund të luajnë në Kupën e Botës apo Kampionatin Evropian. Klubet vendase gjithashtu nuk mund të luajnë në garat e UEFA-s.

Sipas gazetës ruse ‘Sports Expressen’, një burim nga federata e futbollit të vendit ka konfirmuar vazhdimin e këtij sanksioni. Kjo do të thotë se Rusia nuk do të jetë në mesin e 54 kombeve të UEFA-s që do të marrin pjesë në shortin e kualifikueseve më 13 dhjetor, ku skuadrat do të ndahen në 12 grupe që do të konkurrojnë për 16 vende në Kupën e Botës.

Related posts

PROBLEMI I PORTIERIT/ Nëse nuk vjen Courtois, Real Madrid ka një plan “B”

Isa.Autor

PSG zbulon fanellën identike si të Real Madridit, ja si duken… (FOTO)

Isa.Autor

Tifozi tenton të puthë gazetaren, ajo reagon: Kurrë mos ia bëni këtë një gruaje! (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment