Futboll Sport

MIQËSORET E MOSHAVE/ Shqipëria U-17 luan ndeshjen e dytë me Poloninë

Shqipëria U-17 luajti sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Polonisë. Takimi i zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” u mbyll me fitoren e polakëve me rezultatin 4-0.

Trajnerit Andrea Tedesco e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Polonisë: Raffaele Huli (GK), Darli Kurti, Kris Gecaj (C), Andreas Llana, Lucas Cekrezi, Fabjano Nuhaj, Rikardo Sheji, Evangelos Gjoka, Gabriel Kulla, Arman Durmisi, Dajan Durmisi.

Golat u shënuan në pjesën e dytë. Polonia zhbllokoi rezultatin me Jakub Kaczowka në të 55-ën. Polakët shënuan të dytin me Eryk Sledzinski, ndërsa golin e tretë e realizoi Jakub Falkiewicz. Në fundin e takimit shënoi sërish Eryk Sledzinski.

Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U17 dhe Polonisë U17. Takimin e parë e fitoi Shqipëria me rezultatin 3-2.

Related posts

LIVERPOOL-MIDTJYLLAND/ Klopp bën revolucion të madh në sulm në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

INTER SYNON PËRFORCIME NË JANAR/ Conte zbulon dy emrat për repartin e sulmit, ja prapaskenat e merkatos

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Arsenal ndjek portierin e dytë në Francë. Një gjigant nga Islanda për…

Delo.autor

Leave a Comment