Futboll Sport

“PLAS” TE KAMPIONËT/ Sulmuesi i Egnatias drejt largimit

Dardan Vuthaj është drejt largimit nga Egnatia. Panorama Sport mëson se lojtari ka pasur përplasje me klubin rrogozhinas, për këtë qëndrimi i tij është në pikëpyetje.

Ditën e djeshme nuk ishte i grumbulluar ndaj Vllaznisë në sfidën e përfunduar 1 me 1. Një sinjal ky për marrëdhënien aktuale mes palëve.Në sfidat e mëparshme të Superiores këtë sezon, Vuthaj ka marrë minuta në çdo ndeshje. 29-vjeçari ka tundur rrjetën dy herë dhe ka asistuar një gol.

Dhe pse shihej si një mbështetje pas afrimit në verë, Vuthaj mund t’i ndajë rrugët me Egnatian. Kujtojmë që kontrata e tij vlen deri në vitin 2026.

Related posts

Dështon në Angli dhe Spanjë, ish-lojtari i Real Madrid rikthehet te PSG

Sadik.Autor

PAS DISA MUAJSH AGJERIM/ Sulmuesi Muriqi jep “shenja jete” tek Lazio

Delo.autor

SHIFRA E ÇMENDUR”/ Nuk do ta besoni sa fiton Ronaldo nga një postim në “Instagram”

Delo.autor

Leave a Comment