Futboll Sport

DERBI/ Tirana humbet penallti në kohën shtesë, barazim ndaj Partizanit

Tirana dhe Partizani ndanë pikët, pas barazimit pa gola në derbin e kryeqytetit, të vlefshëm për javën e 15-të të elitës dhe të luajtur në “Arenën Kombëtare”.

Qysh në fillim, nuk munguan “ngacmimet”, me të kuqtë dhe bardheblutë që lëshuan sinjalet e para. Cara provoi në njërin krah, sakaq në krahun tjetër, edhe Jonuzi provoi disa herë të zgjidhë takimin.

Episodi më i rëndësishëm i fraksionit i erdhi pas 30 minutash lojë. Sembene shkakton autogol pas një topi të Gjumsit nga krahët, por festa e ekipit të Gugash Maganit zgjati pak. Goli i Tiranës u anulua pasi pozicioni i Jarmouni, u konsiderua si i parregullt.

Deri në vërshëllimën e arbitrit për të dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes, të dy ekipet patën edhe nga një rast të mirë, me Kolën dhe Mba.

Partizani e filloi “zjarr” fraksionin e dytë, teksa vetëm shtylla ndali Bintsouka-n nga goli. Më pas, Rrapaj vendosi në provë Selmanin, e menjëhershme përgjigja e portierit.

Në kohën shtesë, Tirana pretendoi penallti për shkak të një prekje me dorë, 11-metërsh i akorduar pas një verifikimi nga sistemi VAR. Portieri Qirko bëri heroin, duke i pritur penalltinë Prengajt!

Partizani kryeson tabelën me 28 pikë, ndërsa Tirana është në vendin e shtatë me 16 pikë.

Related posts

LIVE/ Kastrioti-Skënderbeu: Drithërima në portën e korçarëve, Ymeraj i afrohet golit (VIDEO)

Delo.autor

FITORJA ME PËRMBYSJE NDAJ PSG-SË/ Guardiola: Mundëm një sulm të tmerrshëm, kur humbet duhet të…

Delo.autor

Luftëtari nuk e lëshon, mbrojtësi konfirmon kontratën e re me “Bluzinjtë”

Sadik.Autor

Leave a Comment