Futboll Premier League Sport

CHELSEA PËSOI HUMBJEN NDAJ LIVERPOOLIT/ Tifozët “Bluve të Londrës” dalin kundër: Ai është më i dobët se…

Humbja që Chelsea pësoi në fushën e Liverpool nuk është mirëpritur nga tifozët e “blues”. Ata nuk i kanë kursyer kritikat në adresë të trajnerit Maurizio Sarri dhe në veçanti ndaj sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, tifozët kërkojnë largimin e sulmuesit 31-vjeçar, i ardhur në Londër në janar, në merkaton e dimrit. “Nuk mund ta besojmë që Higuain ka zënë vendin e Morata apo Giroud. Ai është më i dobët se ata”, thonë tifozët e Chelsea.

“Nuk mund ta besoj se do ta kemi Higuain edhe një vit në rast se na bllokojnë merkaton. Klubi duhet të marrë masa që ta largojë edhe në rast se në penalizojnë për të mos blerë askënd. Nuk mund ta besojmë që kemi marrë një lojtar të tillë”, shprehen më tej tifozët e “blues”.

Sulmuesi i ardhur nga Milani, në 10 ndeshje që ka luajtur në total me Chelsea ka realizuar 3 gola, duke qenë larg pritshmërive.

Related posts

“NUK MË PËLQEN TË MË THONË QË JAM LIDER SEPSE…”/ Lukaku: Për të qenë një kampion duhet të përmirësohesh

Delo.autor

LIVE/ Liverpool-Hudderfield, Salah thellon shifrat për “Të Kuqtë”

Delo.autor

“FUTBOLLI NUK ËSHTË PËR HALLEXHINJTË/ “TKZ” reagon ndaj deklaratës së zyrtarit të FSHF-së

Delo.autor

Leave a Comment