Futboll Sport

ZYRTARE/ Një emër i njohur për Superioren, Skënderbeu firmos me trajnerin e ri

Ernest Gjoka është trajneri më i ri i Skënderbeut. Lajmi është bërë publik nga klubi korçar, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Gjoka rikthehet kështu në Superiore, ku do zëvendësojë të larguarin Gvozdenovic. 54-vjeçari ka drejtuar më parë Kukësin dhe Vllazninë.“Ernest Gjoka zyrtarisht bardhekuq! Tekniku Ernest Gjoka ka arritur marrëveshjen me klubin dhe është zyrtarisht trajner i Skënderbeut. Menjëherë pas prezantimit, Ernest Gjoka do të nisë përgatitjet për takimin e rradhës ndaj Tiranës në stadiumin “Skënderbeu”. Mirë se vjen Ernest Gjoka!“- shkruan klubi.

Gjoka do të debutojë në pankinën e Skënderbeut në ndeshjen e radhës, atë ndaj Tiranës. Synimi është i qartë, qëndrimi mes skuadrave më të mira në elitë.

Related posts

“KUR LUAJ SHFAQ PERSONALITETIN TIM NË FUSHË”/ Ibrahimovic: Ju tregoj sekretin e formës sime…

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ “Shpërthenjë” Kuqezinjtë në festë, mesfushori Laçi ndëshkon San Marinon (VIDEO)

Delo.autor

TREGON PRAPASKËN E BUJSHME/ Capello: Ju zbuloj arsyen pse pranova ofertën e Juventus

Delo.autor

Leave a Comment