Futboll Sport

“ABISSNET SUPERIORE”/ Përfundon java e 20-të, emocione dhe spektakël

Pas pauzës dimërore, kampionati “Abissnet Superiore” u rikthye me ndeshjet e javës së 20-të.

Fitorja e Bylisit ndaj Dinamo City-t ishte dhe surpriza më e madhe e kësaj jave. Ballshiotët triumfuan në shtëpi me rezultatin 2-1.

Kampionët në fuqi të Egnatias e nisën mbarë vitin, pasi mundën në “Egnatia Arena” Laçin me rezultatin minimal 1-0.

Vllaznia triumfoi në klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës me rezultatin 2-1. Për kuqeblutë vendosi Bekim Balaj, i cili realizoi dy gola.

Sot u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 20-të. Partizani barazoi 1-1 me Skënderbeun në “Arenën e Demave” dhe tani ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh me Dinamo City-n e Vllazninë, 34.

AF Elbasani triumfoi me përmbysje në shtëpi ndaj Teutës me rezultatin 3-1.

Abissnet Superiore, java 20

Bylis – Dinami City 2-1
Egnatia – Laçi 1-0
Vllaznia – Tirana 2-1
Partizani – Skënderbeu 1-1
AF Elbasani – Teuta 3-1

Related posts

NUK DI TË NDALET NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Sulmuesi Sadiku realizon një “PERLË” për Malagan (VIDEO)

Delo.autor

(FOTO) Asistuesit më të mirë në Premier League, dominon Manchester City. Në listë ka dhe një vend për Xherdan Shaqirin

Q.Autor

LIVE/ Rusi-Uruguaj, dueli për vendin e parë në Grupin A

Sadik.Autor

Leave a Comment