Futboll Sport

BELGJIKA SHKARKON TEDESCO-N/ Në stol pritet të ulet ish sulmuesi i famshëm i “Gjelave”

Belgjika ka shkarkuar trajnerin Domenico Tedesco pas një sërë rezultatesh zhgënjyese në muajt e fundit.

Vendimi ishte parashikuar gjerësisht për javë të tëra, veçanërisht pasi Tedesco nuk u paraqit në shortin për Kualifikueset e Kupës së Botës 2026 në dhjetor, por u zyrtarizua vetëm pas një takimi të shoqatës belge të futbollit këtë të premte.Tedesco, i cili kishte kontratë deri në vitin 2026, largohet pasi Belgjika u eliminua nga Kampionati Europian në fazën e 1/8-ave dhe më pas përfundoi e treta në grupin e Ligës së Kombeve në gjysmën e dytë të 2024, duke fituar një nga gjashtë ndeshje.

Pozicioni i tij u bë i paqëndrueshëm pasi Belgjika humbi ndaj Izraelit në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve në nëntor.

Aventura e Tedescos filloi shkëlqyeshëm pa humbje në 13 ndeshjet e tij të para në krye, pasi mori drejtimin nga Roberto Martinez pas Kupës së Botës 2022 në Katar.

Në 10 ndeshjet e fundit të Tedescos, Belgjika arriti vetëm dy fitore, duke u lëkundur në fazën e grupeve në Euro 2024 dhe duke performuar dobët në Ligën e Kombeve.

Mediat belge kanë spekuluar ditët e fundit për një pasardhës të mundshëm, duke përfshirë një rikthim të Thierry Henry, i cili shërbeu si asistent i Martinez.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Trajneri Low nuk grumbullon Ter Stegen, Bild zbulon prapaskenen

Delo.autor

DJEMTË E INZAGHIT NË SUPERFORMË/ Lazio “shkatërron” ekipin modest dhe kalon në kupë

Delo.autor

TRONDITËSE NË ITALI/ Tifozët e Veronës e teprojnë, i japin Rusisë koordinatat e…

F.autor

Leave a Comment