Futboll Sport

BRAKTISI SHQIPËRINË PËR GREQINË/ Olimpiakos e çon te ekipi i shqiptarëve në Portugali

Andrea Ndoj ka lënë grekët e Olimpiakosit dhe ka kaluar në formë huazimi te Rio Ave në Portugali.

Mbrojtësi i cili refuzoi Shqipërinë duke kaluar në kombëtaren greke, nuk po kalonte ditë të mira në këtë sezon dhe ka luajtur vetëm në gjashtë ndeshje.

Tashmë, deri në fund të sezonit, ai ka kaluar në kampionatin portugez, ku do të kërkojë më shumë minuta.

Në të njëjtin ekip, luan edhe shqiptari tjetër që ka zgjedhur Greqinë, Mario Vrushaj, si dhe portieri i U21 kuqezi, Anxhelo Sina, të cilët janë gjithashtu në huazim nga Olimpiakos.

Related posts

Sarri e nis VRULLSHËM aventurën tek Chelsea, ofron mbrojtësin e Juventusit

Isa.Autor

NUK SHËNON QË NGA SHTATORI/ Bale në THATËSIRË! Periudha më e errët e uellsianit tek Real Madrid

Delo.autor

Partizani mendon për sezonin e ri/ Rinovon me titullarin e ekipit

Sadik.Autor

Leave a Comment