Futboll Sport

KUALIFIKUESET E KUPËS SË BOTËS 2026/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Angli – Shqipëri

Kombëtarja shqiptare do të nisë edicionin kualifikues për Kupën e Botës 2026 më 21 mars ndaj Anglisë në stadiumin “Wembley”, në Londër.

FSHF bën me dije se biletat për ndeshjen Angli – Shqipëri kanë dalë në shitje. Për të siguruar një biletë, tifozët duhet të ndjekin këto hapa:

Krijimi i një llogarie: Fillimisht, duhet të regjistroheni me email-in tuaj dhe të plotësoni të dhënat bazike në platformën e caktuar në këtë link: https://www.wembleystadium.com/tickets .

Pasi të hapni linkun, kaloni te “my account” për të krijuar llogarinë tuaj.

Përdorimi i linkut të dedikuar: Pas krijimit të llogarisë, do të keni akses në një faqe të rezervuar për tifozët shqiptarë, ku mund të blini biletat në këtë link: Biletat e ndeshjes

Çmimet e biletave: Biletat janë të ndara në tre kategori dhe çmimet ndryshojnë sipas vendndodhjes në stadium. Tifozët shqiptarë kanë në dispozicion sektorët 126, 127, 128, 129, 130, 131 dhe 132.

Related posts

​PSG AKUZOHET PËR RRACIZËM/ Regjistroi dhe rekrutoi lojtarë në bazë të origjinës së tyre etnike

Isa.Autor

KONFIRMON YLLI HOLANDEZ/ Robben largohet nga Bayern Munich në…

Isa.Autor

Futbollisti më i mirë i Chelsea: Dua të mësoj planet e klubit, përpara se të vendos të ardhmen

Sadik.Autor

Leave a Comment