Futboll Sport

REAL MADRID NË HORIZONT/ Alonso: Firmë e mundshme? S’ka asgjë konkrete, jemi në mes të sezonit

Trajneri i Leverkusen, Xabi Alonso i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencë, në lidhje me një firmë të mundshme me Real Madrid në të ardhmen.

“Real Madrid? Nuk mund të them asgjë, ne jemi në mes të një sezoni dhe të gjitha klubet kanë objektiva të mëdha. Atletico i ka, Reali gjithashtu i ka, dhe unë po mendoj t’i arrij ato. Ndeshja është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat dhe unë jam i fokusuar në këtë.

Nuk jam përgatitur, nuk më shqetëson, as nuk më befason, jam duke menduar vetëm për Atléticon” – tha Alonso. Tekniku ka një kontratë me “Aspirinat”, të vlefshme deri në 2026.

Related posts

Mesfushori shqiptar i sjell fat Interit, kualifikohet për në 1/8 e Ligës së Kampioneve

Q.Autor

U-19, Superiore/ Vllaznia dhe Flamurtari në finale, ja ku luhet

Sadik.Autor

Real Madrid “surprizon” Milanin, spanjollët janë gati për ta transferuar talentin…

Sadik.Autor

Leave a Comment