Futboll Sport

ZYRTARE/ Tottenham vazhdon bashkëpunimin me sulmuesin korean, kontratë deri në vitin 2026

Tottenham do të vazhdojë bashkëpunimin me Heung-Min Son. Lajmi i rinovimit të kontratës, u bë publik nga Spurs, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi korean do të qëndrojë në Londër, të paktën deri në verën e vitit 2026.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se kemi ushtruar opsionin për të zgjatur kontratën e Heung-Min Son, e cila tani do të zgjasë deri në verën e vitit 2026. Pasi iu bashkua klubit në gusht 2015, Son është bërë një yll global gjatë kohës së tij me Tottenham Hotspur.

Që kur u bashkua nga Bayer Leverkusen pothuajse një dekadë më parë, numri shtatë është kthyer në një pikë referimi në skuadër, duke bërë 431 paraqitje dhe duke shënuar 169 gola (i katërti në historinë e klubit)”,- shkruan klubi. Son në këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola, ndërsa ka dhuruar 6 asiste.

Related posts

ÇMENDURIA NË CËRRIK/ Policia jep detajet: Arrestuam në flagrancë lojtarin dhe…

Delo.autor

Ndeshja kundër Sevilla/ Valverde: Nuk mund të krijojë formacionin, kam lojtar të dëmtuar

Sadik.Autor

Laçi nuk humb kohë/ Pasuesi i trajnerit Mezanit vjen nga Kroacia

Sadik.Autor

Leave a Comment