Futboll Sport

SILLENI SI MAJMUNË/ Federata i ‘shkurton gjuhën’ Jose Mourinhos, e dënon me katër ndeshje

Trajneri i Fenerbahces në Turqi, Jose Mourinho është dënuar me katër ndeshje pezullim për shkak të komenteve drejtuar përfaqësuesve të Galatasaray.

Masa ndaj trajnerit të Fenerbahces erdhi pas fjalëve në përfundim të derbit me Galatasaray (0-0), ku portugezi deklaroi se kundërshtarët ‘kërcenin si majmunë’ dhe sulmit verbal ndaj arbitrit të katërt turk.

Trajneri portugez mori dy javë pezullim për akuzën e supozuar për racizëm dhe dy të tjera për atë që i tha gjyqtarit të katërt të ndeshjes, i ftuar ‘me dashamirësi’ për të marrë shembull nga gjyqtari Vincic, arbitri slloven i caktuar për ndeshjen.

Fenerbahce tashmë po përgatitet të bëjë një apel. Nëse vendimi qëndron, trajneri i tyre do të humbasë ndeshjet kundër Antalyaspor, Samsunspor, Bodrum dhe Trabzonspor.

Galatasaray kryeson në Superligën e Turqisë me 64 pikë, ndërsa Fenerbahce ndjek në vendin e dytë me 58 pikë.

Related posts

Barzagli: Juve më e fortë, Ronaldo do na “mësojë” si të fitojmë Champions

Isa.Autor

ZBULOHEN DETAJE MES TAKIMIT TUHEL DHE BROJËS/ Ja vendimi i gjermanit për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares

F.autor

Kroacia dhe Serbia së bashku ta organizojnë Kupën e Botës në një sport? Kandidatura po përgatitet!

Q.Autor

Leave a Comment