Futboll Sport

LAZIO SURPRIZON ELSEID HYSAJN/ E fut në listën e sezonit të Serie A

Elseid Hysaj ka bindur trajnerin e Lazios, Marco Baroni. Mbrojtësi shkodran është futur në listën finale të bardhekaltërve për pjesën e mbetur të sezonit në Serie A. Hysaj u rithirr në ekip gjatë janarit dhe me paraqitjet e tij ka ndryshuar kursin e trajnerit, që do e ketë tanimë të gatshëm.

Veç paraqitjes së mirë, Hysaj ka dhënë edhe dy pasime finale në ndeshjet e fundit, teksa ka një dëmtim të lehtë. Grumbullimi i Hysajt në ekip ka lënë jashtë mbrojtësin Pellegrini.

Kujtojmë se Hysaj u la jashtë nga ekipi i parë i Lazios për pjesën e parë të sezonit, pasi iu kërkua largimi nga drejtuesit gjatë merkatos së verës 2024 për shkak të pagës së lartë, por shkodrani refuzoi largimin.

Related posts

PËSOI ATAK KARDIAK NË FUSHË/ Zemra e tij u ndal 1 orë e 18 minuta, Fabrice Muamba lutet për Eriksen

Delo.autor

Ronaldo SPEKTAKËL që në stërvitjen e parë, traversë dhe GOL me SHPATULL (VIDEO)

Isa.Autor

PENGJET E SË SHKUARËS/ Juventus i ka borxh “Djajve të Kuq” 1 milionë euro, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment