Futboll Sport

TASHMË ËSHTË ZYRTARE/ Talenti i Skënderbeut i jep lamtumirën klubit: Ditë e vështirë për mua, faleminderit për gjithçka

Aventurës së Ermir Rashicës me Skënderbeun tashmë i ka ardhur fundi. Talenti 20-vjeçar sapo ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se nuk do të jetë më pjesë e klubit korçar. Rashica do të transferohet në skuadrën e Metalist 1925 Kharkiv që militon në Ligën e Dytë të Ukrainës.

“Lamtumirë KF Skënderbeu – Faleminderit për gjithçka!

Sot është një ditë e vështirë për mua, sepse më duhet të them lamtumirë një klubi që më ka dhënë kaq shumë. KF Skënderbeu nuk ishte thjesht një ekip, por një familje, një shtëpi e dytë ku kam kaluar momente të paharrueshme. Çdo ndeshje, çdo fitore, çdo sfidë e ka lënë një shenjë të thellë në zemrën time.

Dua të falënderoj presidentin e klubit, drejtuesit e klubit, stafin teknik, bashkëlojtarët dhe mbi të gjitha tifozët e zjarrtë të Skënderbeut, që më kanë mbështetur në çdo hap.

Edhe pse po largohem, mirënjohja ime për këtë klub do të mbetet e përjetshme. Jam i lumtur për këtë hap të ri në karrierën time dhe i motivuar për të dhënë më të mirën time në këtë aventurë të re.

Faleminderit, Skënderbeu! Lidhja jonë nuk do të shuhet kurrë!”, shkruan Rashica.

Related posts

“DYBALA TË LARGOHET NGA JUVENTUS”/ Moggi: Zamparini nuk merr vesh nga futbolli

Delo.autor

SPANJA HEDH “BOMBËN”/ Real Madridi gati për shërbimet e Neymar, ja formula

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Pas 9 vitesh në kombëtare, portieri i Bullgarisë thyen rekord

Isa.Autor

Leave a Comment