Futboll Sport

ZBARKOI NË AMERIKË/ Uzuni prezantohet tek Austin: Dua të shënojë shumë gola

Myrto Uzuni prezantohet zyrtarisht tek Austin. I larguar prej kohësh nga Granada, më në fund, Uzuni është gati të nis aventurën e re në “tokën e premtuar”. Ekipi amerikan e prezantoi me shumë buje blerjen e tyre më të shtrenjtë në histori, pasi kartoni i sulmuesi kuqezi i kushtoi 12 milionë euro. Me këtë lëvizje, Uzuni u shndërruar në një nga 10 blerjet më të shtrenjta në MLS. Myrto Uzuni nuk i fshehu emocionet për këtë transferim tek ekipi i Austin teksa zbuloi edhe një herë arsyet pse mori këtë hap të rëndësishëm në karrierë:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Të jem i sinqertë, përpara se të firmosja folëm me drejtuesit dhe kuptova që kemi tifozë shumë të mirë, është një nga ekipet ku i shiten të gjitha biletat në çdo ndeshje dhe ashtu siç thash më parë unë do të jap maksimumin, pasi këta njerëz vijnë të mbështesin Austin, kështu që puna ime është të bëj të lumtur tifozët duke shënuar gola sigurisht”.

Uzuni firmosi një kontratë me ekipin e Austin deri në 2027, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Sulmuesi kuqezi do të mbajë të veshur fanellën me numrin 10-të.

Related posts

“BOMBERI” PIATEK S’MJAFTON/ Të besuarit e Gatussos barazojnë me Udinesen dhe humbasin dy yje

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Lazio nuk humbet kohë, Tare i shkon në shtëpi ish-trajnerit të Juventus-it

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ EIBAR/ Mbrojtësi i Barcelonës: Ishte faji im, marr përsipër të gjitha përgjegjësitë për…

Delo.autor

Leave a Comment