Futboll Sport

EUROPIANI/ Trajneri Tedesco fton 21 lojtarë, Shqipëria U-17 nis nesër përgatitjet

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-17 nis nesër (15 mars) përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”. Kuqezinjtë janë pjesë e grupit B6, ku do të përballen me Azerbajxhanin dhe Uellsin.

Trajneri Andrea Tedesco ka publikuar listën me 21 futbollistët e grumbulluar. Pesë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohet në kampionatet jashtë vendit.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të këtij raundi ndaj Azerbajxhanit më 19 mars në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 15:00. Takimi i dytë i grupit, mes Uellsit dhe Azerbajxhanit, do të zhvillohet më 22 mars, po në “Elbasan Arena”, në orën 12:00.

Raundi do të mbyllet me përballjen mes Shqipërisë dhe Uellsit, e cila do të luhet më 25 mars, në orën 15:00 në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë. Ky raund është një test i rëndësishëm për Kombëtaren U-17, pasi do t’i shërbejë si përgatitje për finalet e Kampionatit Europian, ku Shqipëria merr pjesë si vend organizator.

Related posts

“LUFTË E HAPUR” MES DY KLUBEVE/ Juventusi “bllokon” lëvizjet e Marottas dhe Interit, ja planet e tjera “Zikaltër”

Delo.autor

LËSHON “TENTAKULAT” NË FRANCE/ Leonardo gati akordin me problematikun dhe “asin” e Marseille…

Delo.autor

11 GOLA NË 39 NDESHJE/ Juventus “piketon” yllin e Atalantës. Ja shifra që kërkojnë “Të Kaltërit”…

Delo.autor

Leave a Comment