Futboll Sport

IBRAHIMOVICIT I DEL SITUATA JASHTË KONTROLLIT/ Igli Tare gjithnjë e më larg Milanit

Nga të ‘destinuar për një bashkëjetesë’, te një raport i ndarë dhe jo për meritë të Igli Tares. Mes Milanit dhe drejtorit sportiv duket se gjërat janë bërë të komplikuara dhe e gjitha për shkak të bërrylave dhe kompetencave në klubin kuqezi.

Ibrahimovic, që ishte në favor të Igli Tares, duket se ka humbur pikë për marrjen e vendimit dhe rolin vendimtar e ka marrë Giorgio Furlani, administratori i deleguar i Milanit që udhëtoi në SHBA dhe zhvilloi një takim me pronarin e klubit, Gerry Cardinale.

Me pushtetin për firmën, Furlani do jetë ai që do vendos për emrin e drejtorit sportiv dhe i preferuari i tij është Fabio Paratici, ish-drejtori i Juventusit dhe Tottenhamit. Gjithashtu mendohet se Milani do bashkojë drejtorin me Max Allegrin, ish-in e “Zonjës” që së bashku fituan disa trofe radhazi te Juventusi.

Mes Ibrës dhe Furlanit duket një mospajtim i hapur në ide dhe emra, por në fund të gjitha formulat të çojnë se vendimin final e merr personi që ka firmën dhe vulën, e në këtë rast Furlani pëlqen Paraticin.

Related posts

SHKËLQEU NË MBROJTJE/ Ismajli: Ja çfarë na tha Panuçi përpara takimit, Kosovës i uroj…

Isa.Autor

EFEKTI CR7/ Ja kaloi dhe finales së Kupës së Botës, mësoni sa shikues kishte prezantimi i Ronaldos te Al-Nasr

F.autor

OSASUNA-BARCELONA/ Talenti maroken ndëshkon vendasit dhe çmend Xavi Hernandez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment