Futboll Sport

KUPA E BOTËS 2026/ Në SHBA nuk humbasin kohë, Trump krijon grup pune

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë shpejt do të nisin përgatitjet për organizimin e Kupës së Botës 2026. Presidenti amerikan, Donald Trump nuk dëshiron të humbasë kohë dhe kështu ka krijuar një grup pune.

Kjo task forcë do të jetë nën drejtimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe u krijua për mbarëvajtjen e duhur të kompeticionit. Shtetet e Bashkuara do të presin Kupën e Botës, së bashku me Meksikën dhe Kanadanë. Pavarësisht marrëdhënieve jo të mira me fqinjët, Trump shpreson se ky turne do argëtojë njerëzit.

“Do të jetë një event i madh, mendoj unë! Të gjithë e njohin Gianni Infantinon. Është një lloj mbreti i futbollit, në njëfarë mënyre mendoj unë! Dhe ai na ndihmoi që këtë event ta organizonim ne! Dhe ne do të bëjmë një punë fantastike, e që tifozët të ndihen si në shtëpi! Hera e parë që organizohet në këtë pjesë të botës dhe është nder! Tensionet me Kanadanë e Meksikën? Janë gjë e mirë, do ta bëjë këtë më emocionuese”, tha Trump.

Related posts

TRIUMFOJNË KAMPIONËT E HOLANDËS/ Ajax luan “tenis” dhe e mbyll vitin në krye i vetëm

Delo.autor

COVID-19 BËN “KËRDINË” TEK NAPOLI/ Spalletti ka vetëm 11 lojtarë në dispozicion për ndeshjen ndaj…

Delo.autor

DISFATA NDAJ LAZIOS NË “SAN SIRO”/ Flet trajneri Pioli: 95 minuta pa frikë, tek “Kuqezinjtë” nuk…

Delo.autor

Leave a Comment