Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Tirana barazoi 2 me 2 përballë Bylisit, ndërsa Laçi u mposht nga Elbasani(0-1).
Me fitoren e marrë, verdheblutë e Gvozdenoviç janë 4 pikë larg Final Four. Në anën tjetër, nga Laçi i vendit të gjashtë deri te Teuta e vendit të fundit, diferenca është 3 pikë.
Gara është mjaft e ethshme për mbijetesën, ndërsa nesër janë edhe tri sfida të tjera për t’u luajtur.
Dinamo do të presë Partizanin, Egnatia përballet me Vllazninë dhe Teuta mat forcat me Skënderbeun.