Futboll Sport

INTERI SHPËRDOR SHANSIN NË PARMA/ Napoli gati të përfitojë për titullin! Reali s’i beson syve, Valencia e mposht në minutën e 95

Interi ka shpërdoruar një shans të artë për të vijuar i pashqetësuar luftën për titull kampion. Zikaltërit, të cilët të martën do përballen me Bayernin në Champions, pjesën e parë kundër Parmës e mbyllën në avantazh 0-2 me golat e Darmian dhe Thuram. Në pjesën e dytë, të besuarit e Inzaghit nënvlerësuan dhe u ndëshkuan 2 herë nga Bernabe dhe Ondrejka. Pavarësisht se Interi tentoi për gati 25 minuta, në fund mbeti i pandryshuar rezultati 2-2, teksa si titullarë në këtë ndeshje u aktivizua Kristjan Asllani. Të hënën, në përballjen me Bolognan, Napoli ndjekës ka mundësin ta dërgojë diferencën me Interin kryesues në 1 pikë.

 

 

 

 

Në La Liga Real Madrid ka dështuar përballë Valencias, që humbi 1-2 dhe ka shumë gjasa që ti kushtojë shtrenjtë në luftën për titull. ‘Galaktikët’ fituan shpejt një penallti me Mbappe, por Vinicius Junior gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë në harkun e pak sekondave, goli do të vinte nga kahu tjetër, me Valencian që kaloi në avantazh me Diakhabyn. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta u barazua nga Vinicius Junior.

Pas golit Reali pati disa shanse të arta për të përmbysur, por gjëmën do ta bënte Valencia që lufton për të mos rënë nga La Liga. Në minutën e 95 Duro realizoi golin që do të dërgonte në delir miqtë, duke siguruar një 3 pikësh jetik.

Related posts

Agjenti e pranon, Vidal mund të kalojë te Roma

Q.Autor

Akuzat për rroga të padhëna, Tirana nxjerr blof kenianin Musa (FOTO)

Sadik.Autor

“E ARDHMJA ËSHTË…”/ Coutinho “SPIUNON” Barcelonën: Janë momente të komplikuara

Delo.autor

Leave a Comment