Futboll Premier League Sport

“NUK MUND TA HUMBISNI”/ Pas lamtumirës nga Tottenham, ja profesioni i ri i Mourinho-s…

Jose Mourinho fillon një aventurë të re.

Pas lamtumirës nga Tottenham, me shkarkimin që ka ardhur pothuajse në mënyrë të befasishme, Special One po përgatitet për një rol të ri: atë të opinionistit për të përditshmen prestigjioze angleze The Sun.

Ka qenë vetë gazeta që ka dhënë lajmërimin në faqen e saj të internetit.

“Mourinho do të vërë në dispozicion inteligjencën e tij futbollistike për Sunsport. Nuk mund ta humbisni”, ky ka qenë lajmërimi i The Sun, që ka dashur të nzisë lexuesit që të ndjekin aventurat e reja të portugezit.

Në pritje të një telefonate nga një skuadër, Special One do të shijojë një aventurë të re në një rol të pazakontë për të.

Related posts

VLLAZNIA-KUKËSI/ Shkodranët në këmbë, këmbëngulin për penallti (VIDEO)

Delo.autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Sozia e Alexandër-Arnold drejt Milanit, por fillimisht duhet zgjidhur një çështje

Delo.autor

EMIGRACIONI, LUFTËRAT DHE NDRYSHIME FANELLE/ Europa pa kufij, 10% kanë lindur jashtë vendit

Delo.autor

Leave a Comment