Futboll Sport

LIVRPOLI KAMPION DHE MOHAMED SALAH REKORDMEN/ Egjiptiani kalon Sergio Aguerro-n në Premier League

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në Anfield Liverpool u shpall kampion për herë të 20 në Premier League.

Skuadrës së Arne Slot, në javën e 34 të kampionatit, i duhej barazimi kundër Tottenham, por kundrejt kësaj ‘the reeds’ fituan me shifrat e thella 5-1. Një gol erdhi nga Mohamed Salah, i cili me 185 në Premier League u bë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e këtij kampionati, duke lënë pas Sergio Aguerro-n. Rekordin në Premier League e mban Alan Shearer me 260 gola të realizuar.

Ky ishte titulli i dytë kampion për Liverpool-in në 5 vitet e fundit, por i pari i shijuar me tifozët pas 35 vitesh, pasi në 2020 ishte periudha e pandemisë. Me këtë trium Liverpool u ngjit në kuotën e 20 titujve kampion në Premier League, po aq sa rekordmenët e Manchester United.

Related posts

Borxhet, UEFA zhyt Tiranën, por klubi i drejtohet CAS-it

Sadik.Autor

REALI ARGËTOHET NDAJ ELCHES/ Gola pa limit në La Liga

F.autor

Kiko Femina: Kam luajtur me Messin dhe Ronaldon, por Xavi ishte më i miri!

Sadik.Autor

Leave a Comment