Futboll La Liga Sport

RIKTHMI I FRANCEZIT TEK REAL MADRIDI/ Isco: “Zidane? Ai veprim thotë gjithçka për atë, shpresojmë…

Gjatë një eventi të zhvilluar për promovimin e marrëveshjes së tij të re me Adidas, Isco, protagonisti që po përjeton momentet më të vështira të karrierës së tij te Real Madrid, ndër të tjera pranoi të flasë edhe për ndryshimin e madh te Los Blancos, rikthimin e trajnerit Zinedine Zidane.

“Ne të gjithë e njohim mirë Zidane. Si futbollist te Real Madrid ai ka qenë mbresëlënës, ndërsa si trajneri fitoi gjithçka, prandaj rikthimi i tij në Madrid është lajm i mirë për të gjithë”, deklaroi Isco.

“Vetë rikthimi i tij në këtë moment të komplikuar tregon shumë për vlerat e Zidane. Ai veprim thotë gjithçka për atë. Zidane e dashuron Real Madrid-in dhe shpresojmë që të na ndihmojë të rikthehemi në rrugëtimin tonë të fitoreve e triumfeve”, u shpreh yli i Spanjës dhe Real Madrid, që nuk ishte pjesë e planeve të ish-trajnerit Solari.

Related posts

ATALANTA – MILAN/ “Kuqezinjtë” thellon shifrat, shënon Piatek

Delo.autor

OBJEKTIV SHIFRËN “200”/ Herrera pret rinovimin e kontratës me “Djajtë”

Sadik.Autor

FUTET NË GARË ME “DJAJTË E KUQ”/ Manchester City ka gati 60 milinonë euro për yllin “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

Leave a Comment