Futboll Sport

EURO U-17/ Franca ekipi i parë finalist i Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”, pret fituesin e Itali-Portugali

Franca është ekipi i parë finalist i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. “Gjelat” mundën në gjysmëfinale Belgjikën me rezultatin 3-2 dhe siguruan finalen e madhe të 1 qershorit.

Në stadiumin “Elbasan Arena” u zhvillua një ndeshje shumë e bukur. Pjesa e parë ishte shumë e luftuar dhe ishte Belgjika që krijoi më shumë raste të pastra për shënim.

Në fund të pjesës së parë u shënuan dy gola. Franca mori avantazhin me Abdoulaye Camara në minutën e 42-të, ndërsa në minutat shtesë Belgjika barazoi me anë të një penalltie, që u kthye në gol nga Noah Fernandez. Pjesa e parë u mbyll 1-1

 

 

Fraksioni i dytë nisi më mirë për Francën, që shënoi dy gola të shpejtë me Rudy Matondo dhe Djyilian N’Guessan, duke e çuar rezultatin në 3-1.

Belgjika rihapi ndeshjen në minutën e 79-të me Axl Wins, i cili shënoi një eurogol nga goditja e dënimit. Belgët luftuan deri në fund për të barazuar, por pa sukses. Ndeshja u mbyll 3-2 për Francën.

Ekipi i dytë finalist do të vendoset më vonë në “Arenën Kombëtare”. Ndeshja e dytë gjysmëfinale Itali–Portugali do të startojë në orën 20:30.

Related posts

HISTORIKE/ Mesi fiton trofeun e parë me Argjentinën! Bardhekaltrit mposhtin në finalen e Kupës së Amerikës Brazilin

Delo.autor

RACIZMI NË HUNGARI/ FIFA nis hetim dhe paralajmëron masa të ashpra. Mund të përfitojë… Shqipëria

Delo.autor

SËRISH KAOS NË LIGUE 1/ Tymuese dhe fishekzjarrë në fushë, tifozët vëndas protestojnë ndaj skuadrës së tyre (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment