Futboll Seria A Sport

PËRMBYJSE E “ÇMENDUR” NË DERBI/ Inter mposht “Kuqezinjtë” me “POKER” dhe ngjitet në krye

Derbi si kurrë më parë… Gjashtë gola dhe emocione deri në fund. Tri shtylla, polemika dhe në fund fitore e Interit, që vazhdon të mbetet i pamposhtur prej 4 vitesh në “San Siro” ndaj Milanit. Nga 0-2 në 4-2 për djemtë e Contes, me një pjesë të dytë të jashtëzakonshme.

Pas dy golave të shënuar nga kuqezinjtë në pjesën e parë me Rebic dhe Ibrahimovic, në 45′ e dyta, skuadra e Contes ka zbritur në fushë e uritur dhe me dëshirë, duke shënuar katër herë. Në 3 minuta ka rikthyer ekuilibrin me Brozovic dhe Vecino, ndërsa më pas ka shënuar De Vrij dhe në fund, bomberi Lukaku ka finalizuar 4-2 final! Një sukses i jashtëzakonshëm për Interin që ngjitet në krye të Serie A, me pikë të barabarta me Juventusin… Milani duhet të presë ende për të fituar një derbi ose për të ndalur hemoragjinë e gjatë në ndeshjen përballë Interit!

Related posts

ZYRTARE/ Juventusit i rikthehet një njohje e vjetër, Pirlos i shtohet një tjetër anëtar në staf

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Juventus kërkon përforcime, gati lëvizja surprizë për të arritur tek Icardi

Delo.autor

FINALJA “CARABAO CUP”/ Sarri: Kam idetë e mia që ua përçoj lojtarëve dhe pres…

Delo.autor

Leave a Comment