Futboll Sport

MILAN MBYLL SEZONIN ME PROTESTA TË FORTA/ Kërkohet rikthimi i Maldinit! Ultrasit e ‘djallit’: Drejtues, largohuni!

Milan e ka mbyllur me fitore, por edhe shumë protesta sezonin në Seria A. “Djalli” fitoi 2-0 kundër Monza-s, teksa pas pjesës së parë të mbyllur pa gola në të dytën zhbllokoi Gabbia dhe dyfishoi Joao Felix.

Megjithatë e diela në Milano nisi me protesta të forta të ultrasve të Milanit, të cilët para selisë së ‘djallit’ ngritën ashpër zërin kundër pronësisë së klubit. Thirrje e banderola kundër Cardinale-s, Ibrahimovic, Scaronit dhe Furlanit për t’u larguar, ndërsa Paolo Maldini është ëndrra e tyre për t’u rikthyer. Ultrasit ishin në stadium kundër Monza-s për vetëm 15 minuta, ndërsa më pas u larguan duke protesuar sërish jashtë San Siro-s.

 

 

Milan e mbylli në vendin e 7 sezonin dhe pa kupa evrope sezonin e ardhshëm, me vetëm 1 pikë më shumë se Bologna e vendit të 9, që në ndeshjen e fundit të Seria A u mposht 1-3 nga Genoa.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Juventus-Tottenham. Starton sfida

Delo.autor

E PABESUESHME/ “Ylli” i Polonisë pëson një dëmtim qesharak duke rrezikuar Botërorin…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ ​Messi merr vendimin përfundimtar për Kombëtaren e Argjentinës…

Isa.Autor

Leave a Comment