Futboll Sport

STËRVITJE DERI NË FUND TË MAJIT TE TIRANA/ Ikën Zharmuni nga bardheblutë

Tirana ka nisur dje stërvitjen për të qenë në tonus deri në fund të kampionatit. Bardheblutë dje pasdite u paraqitën në “Skënder Halili” për të punuar sërish, por me grupin nuk ishin disa nga lojtarët. Bëhet fjalë për Luçiano Verën, Aldi Gjumsin dhe Eraldo Smaçin. Të tre janë të dëmtuar dhe kanë punuar veçmas. Nga ana tjetër, veç këtyre dy lojtarëve, me grupin nuk ishte as Ualid Zharmuni, i cili është në Francë për të kontrolluar sytë.

Grupit të lojtarëve i shtohen edhe të dëmtuarit e tjerë. Prengaj, Ernest dhe Abah, të cilët e kanë mbyllur kampionatin. Tirana do të stërvitet deri në fund të muajit, pasi sezoni i ri futbollistik nis më 23 gusht dhe pushimi do të jetë shumë i gjatë.

Related posts

Skënderbeu-Laçi/ Finalja e Kupës, në Elbasan luhet për 50 milionë lekë

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Napoli i gatshëm të blejë për 3.5 milionë euro portierin e “Toçinjëve”…

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Sheikët klubit të Premier i prishin planet Milanit, gati oferta për yllin e “Djallit”…

Delo.autor

Leave a Comment