Futboll Sport

ARMANDO BROJA NË QENDËR TË VËMENDJES/ Dy klubet e Bundesligës interes konkret! Chelsea kërkon 20 mln euro

Armando Broja pritet të kalojë një verë të nxehtë sa i takon të ardhmes, pasi sulmuesi i Kombëtares kërkon shkëputjen përfundimtare nga Chelsea. 23-vjeçari e ka parë veten në huazime dhe i kushtëzuar nga dëmtimet nuk ka treguar asgjë nga potenciali i tij në aventurat disa mujore me Fulham dhe Everton.

Gazetari i Sky DE në Gjermani, Florian Plettenberg bën me dije se për sulmuesin e Kombëtares ka interes të shtuar nga RB Leipzigdhe Wolfsburg. Të dyja klubet e duan sulmuesin paçka se për të ka interes edhe nga Premier League apo edhe nga Serie A.

 

 

Broja, kontrata e të cilit skadon në verën e 2028 i ka kërkuar Chelsea që të pranojë ofertën më të mirë për ta lënë të lirë të largohet përfundimisht.

Related posts

RONALDO debuton me fitore, por heroi i JUVENTUSITështë Bernardeschi (VIDEO)

Isa.Autor

PAS 11 MINUTASH LOJË/ Italia pëson gol me mbrojtje të çoroditur (VIDEO)

Delo.autor

Arrihet marrëveshja/ Felipe Anderson tek skuadra e madhe angleze për 40 mln euro

Isa.Autor

Leave a Comment