Futboll Sport

KUPA E BOTËS PËR KLUBE MERR FORMË/ Mësoni çiftet që janë mësuar për fazën e 1/8

Kupa e Botës për Klube është në fundin e ndeshjeve në grupe. Tanimë janë mësuar edhe pjesa më e madhe e përballjeve që do luhen në 1/8, ku nuk mungojnë duelet interesante.

Gjithçka në 1/8 do hapet nga derbi brazilian mes Palmeiras dhe Botafogo, i ndjekur nga Benfica – Chelsea. Brazilianët e tjerë të Fluminense janë kualifikuar dhe do të përballen me Interin, ndërsa Messi do të takohet përsëri me PSG- në.

Dy ekipet gjermane do të përballen me dy ekipe të Amerikës; Flamengo luan me Bayern Munich dhe Monterrey kundër Borussia Dortmund. Këtë të enjte luhen Juventus – Manchester City, me dy skuadrat që e kanë siguruar kalimin më tej, por presin të mësojnë pozicionet për rivalët.

Mëngjesin e të premtes (03:00 me orën shqiptare) luhen edhe Al Hilal – Pachuca dhe Salzburg – Real Madrid për dy biletat e mbetura.

Çiftet:

Palmeiras kundër Botafogo (e shtunë, 28 qershor, ora 18:00 në Lincoln Financial Field në Filadelfia) (1)
Benfica kundër Chelsea (e shtunë, 28 qershor, ora 22:00 në Bank of America Stadium në Charlotte) (2)
Inter kundër Fluminense (e hënë, 30 qershor, ora 21:00 në Mercedes-Benz Stadium në Atlanta) (3)
1G (Juve ose City) kundër 2H (e martë, 1 korrik, ora 03:00 në Hard Rock Stadium në Miami Gardens) (4)
PSG kundër Inter Miami (e diel, 29 qershor, ora 18:00 në Bank of America Stadium në Charlotte) (5)
Flamengo kundër Bayern Munich (e diel, 29 qershor, ora 22:00 në Camping World Stadium në Orlando) (6)
Borussia Dortmund kundër Monterrey (e martë, 1 korrik, ora 21:00 në Hard Rock Stadium, Miami Gardens) (7)
1H kundër 2G (Juve ose City, e mërkurë, 2 korrik, ora 15:00 jam në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta) (8)

Related posts

PRAPASKENA ME GARETH BALE/ Zidane në sulm ndaj uellsianit: Nuk pranoi të luante…

Delo.autor

PAS “FORMULA 1″/ Australia mbetet pa asnjë garë, anullohet edhe ajo e “MOTO GP”

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ LIVERPOOL/ Conte i tërbuar: Disa prej nesh kthehen në shtëpi me mendimin se…

Delo.autor

Leave a Comment