Futboll Sport

NDESHJA SHQIPËRI-SERBI/ FSHF: Vijon procesi i shpërndarjes së biletave

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi. Të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes. Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen. Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.

 

 

ÇUDIA’ E FSHF-së ME BILETAT

Ndryshe nga herët e tjera, FSHF për ndeshjen kundër Serbisë si fillim hapi procesin e aplikimit për bileta dhe më pas kishte “një përzgjedhje rastësore automatike”. Kjo mënyrë duket se ka sjellë kaos për biletat dhe Federata e shtyu me dy ditë procesin e shortit elektronik (mbyllej më 4 qershor), që ende po vijon.

 

 

Kujtojmë se organi i futbollit konfirmoi se për sfidën kundër Serbisë e cila luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, ishin më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta, ndërsa stadiumi ka 22 mijë ulëse në total.

Related posts

E BUJSHME/ Gjesti i Mourinhos ndaj arbitrit mund ta ndëshkojë më shumë se një ndeshje

Delo.autor

Diego Simeone flet për stolin e Arsenal: Nuk kam pasur kontakte me klubi anglez

Sadik.Autor

PAMJET/ I dehur mbi motor, “Perandori” Adriano nuk i ndahet dot bëmave të tij

F.autor

Leave a Comment