Futboll Sport

ZYRTARE/ Gennaro Gattuso emërohet trajneri i ri i Italisë, i 23-ti në historinë e ‘Azzurrëve’

Federata Italiane e Futbollit ka zyrtarizuar të dielën emërimin e Gennaro Gattusos në krye të stolit të kombëtares italiane. Ish-mesfushori kampion bote, i njohur për shpirtin luftarak në fushë, do të prezantohet zyrtarisht të enjten, më 19 qershor, në orën 11:00 në Romë.

Pas shkarkimit të Luciano Spallettit, Gattuso bëhet trajneri i 23-të në historinë e përfaqësueses së Italisë dhe i 15-ti në pesë dekadat e fundit. Emërimi i tij shënon një kapitull të ri për “Azzurrët”, të cilët kërkojnë të rikthejnë identitetin dhe suksesin pas një periudhe të luhatshme.

 

 

Në 50 vitet e fundit, Italia ka pasur një sërë emrash të njohur në pankinë, përfshirë fitues të Kupës së Botës si Enzo Bearzot e Marcello Lippi, si dhe trajnerë me profil të lartë si Arrigo Sacchi, Antonio Conte dhe Roberto Mancini.

Lista e trajnerëve të Italisë nga viti 1975 deri më sot: 

Enzo Bearzot (1975–1986)

Azeglio Vicini (1986–1991)

Arrigo Sacchi (1991–1996)

Cesare Maldini (1996–1998)

Dino Zoff (1998–2000)

Giovanni Trapattoni (2000–2004)

Marcello Lippi (2004–2006, 2008–2010)

Roberto Donadoni (2006–2008)

Cesare Prandelli (2010–2014)

Antonio Conte (2014–2016)

Gian Piero Ventura (2016–2017)

Luigi Di Biagio (i përkohshëm, 2018)

Roberto Mancini (2018–2023)

Luciano Spalletti (2023–2025)

Gennaro Gattuso (nga 15 qershori 2025)

Me këtë emërim, Gattuso merr një nga detyrat më të rëndësishme të karrierës së tij, me synimin për të rikthyer lavdinë e kombëtares katër herë kampione bote.

Related posts

Marolino Hoxha e Bruno Kola fitojnë etapën e dytë të kupës “Agim Tafili”

Sadik.Autor

KLUBI FRANCEZ PO SHKËLQEN NË KAMPIONAT/ Por shkon drejt shitjes nga borxhet me pronarin e Milanit, ja shkaku…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Boateng jep “recetën” se si Bayern Munich mund ta neutralizojë Ronaldon

Sadik.Autor

Leave a Comment