Klubi anglez e vlerëson Diaz-in mbi 100 milionë euro dhe nuk dëshiron ta shesë, pasi e konsideron pjesë kyçe të projektit për sezonin e ardhshëm. Liverpool ka njoftuar edhe Bayern-in, Barcelonën dhe klube të tjera që lojtari nuk është në shitje.

Megjithatë, sipas “BILD”, Diaz i ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe madje i ka dhënë “po-në” Bayern-it. Klubi gjerman ka kapërcyer kufirin e tyre të brendshëm financiar (60 milionë + bonuse), por Liverpool nuk heq dorë.

Sport Bild

Pas dështimit për të marrë Nico Williams, Diaz mbetet objektivi kryesor i Bayern. Po ashtu, është në vëzhgim edhe Leandro Trossard nga Arsenal. Pas largimeve të Sané, Tel dhe Müller, Bayern ka urgjentisht nevojë për përforcime në sulm.

 

Ndërkohë prej disa ditësh vijojnë përpjekjet e klubit bavarez për sulmuesin e Stuttgart Nick Woltemade. Bayern Munich dëshiron me çdo kusht të transferojë këtë verë sulmuesin eVfB Stuttgart, por përpjekja e parë ka dështuar.

Sipas mediave gjermane, Bayerni ka ofruar 40 milionë euro, por kjo shumë është shumë më e ulët se sa kërkon Stuttgarti, që nuk dëshiron ta shesë lojtarin – përveçse nëse merr një ofertë rreth 100 milionë euro.

Drejtuesit e Stuttgartit kanë deklaruar publikisht se nuk kanë ndërmend ta shesin yllin e tyre, i cili është bërë një nga emrat më të përfolur në merkato këtë verë në Gjermani.