Futboll Sport

DY ALTERNATIVA NË HORIZONT/ Reali i interesuar për mesfushorin e Cityt

Interesi i Real Madridit për Rodri po shkakton shqetësim te Manchester City, pasi mundësia e një transferimi te Los Blancos po bëhet gjithnjë e më reale.

Klubi madrilen duhet të vendosë nëse do të bëjë një ofertë këtë verë apo do të presë deri vitin tjetër, kur spanjolli do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin anglez.

Nëse Real Madridi do të vepronte tani, kjo do kishte kosto, pasi operacioni nuk mund të kryhet pa 100 milionë euro.

 

Si alternativë, Real Madridi mund të vendosë të presë edhe një vit. Nëse Rodri nuk e rinovon kontratën me Cityn, çmimi i tij mund të bjerë ndjeshëm, midis 60 dhe 80 milionë eurove. Një çmim që gjithsesi mbetet ende i lartë, por në fund të fundit po flasim për fituesin në fuqi të Topit të Artë

 

Related posts

MANCHESTER UNITED-WATFORD/ Solskjaer lë në stol Lukakun, starton me Rashford dhe Martial (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Kastrati dhe Uzuni festojnë golin me shqiponjë në Kroaci (FOTO)

Isa.Autor

Pique: Ju tregoj çfarë mes meje dhe Pepit para se të ikte nga Barça

Sadik.Autor

Leave a Comment