Futboll Sport

TRANSFERIMI I MANAJT TE SHARJAH FC/ Nga paga e majme te trajneri serb dhe rivaliteti i mundshëm me ish-sulmuesin e Milanit

Rei Manaj u bë zyrtarisht lojtar i Sharjah FC, duke i surprizuar të gjithë me zgjedhjen e tij.

Sulmuesi lushnjar ka firmosur për dy vite. Teksa është raportuar se Sivaspor do fitojë 2 milionë euro nga kjo lëvizje. Nga ana tjetër Manaj do të përfitojë një pagë të majme, plot 2.5 milionë euro në sezon, që e bën rrjedhimisht një nga më të paguarit e Kombëtares.

 

Sulmuesi i bashkohet Feta Fetait, një tjetër lojtar i Kombëtares te Sharjah FC këtë sezon. Gjithashtu vlen të theksohet fakti se Manaj do të drejtohet nga një trajner serb. Bëhet fjalë për Milos Milojeviç i cili duket se ka këmbëngulur për të transferuar shqiptarin te skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Në CV-në e Milojeviç, klubi më i rëndësishëm që drejtuar është Crvena Zvezda dhe Malmo,  ndërkohë një tjetër emër “big” ka dalë në skenë për t’u transferuar te Sharjah FC. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin serb të Milanit, Luka Joviç.  Në rast se palët gjejnë gjuhen e përbashkët, serbi do të ishte shok skuadre me Manajn, njëkohesisht edhe rival në repartin ofensiv, për sa i përket golave.

Related posts

Unai Emery mohon kontaktet me Real Sociedadin

Sadik.Autor

“ÇFARË IDEJE KAM KRIJUAR PËR PIRLO-N TRAJNER?” Nedevd: Nuk e prisja një stil loje kaq…

Delo.autor

Zyrtare: Liverpool largon një mesfushor

Q.Autor

Leave a Comment