Futboll Sport

ZYRTARE/ Bayern Munich prezanton Luis Diaz, firmos deri në 2029

Luis Diaz është një futbollist i Bayern Munich. Klubi gjerman me anë të një postimi në rrjetet sociale bërë zyrtare transferimin e sulmuesit kolumbian.

28-vjeçari pasi kaloi me sukses testet mjekësore firmosi një kontratë të vlefshme deri në 2029.

75 milionë euro i kushtoi Bayern blerja e kartonit nga Liverpool.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Për mua do të thotë shumë të jem pjesë e Bayern Munich, një nga klubet më të mëdha në botë. Dua të ndihmoj ekipin tim të ri me mënyrën se si luaj futboll dhe me personalitetin tim”, u shpreh Luis Diaz gjatë prezantimit.

 

Në fotot e parë të bëra publike nga klubi i Bayern, Luis Diaz shihet duke u përqafuar me Manuel Neuer, kapitenin dhe liderin e ekipin. Prej kohësh sulmuesi kolumbian kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga Liverpool, flirtoi fillimisht me Barcelonën, por në fund ekipi i Hansi Flick zgjodhi Rashford. Në këto kushte, Diaz pranoi më pas ofertën e Bayern, por mbi të gjitha gjeti një skuadër e cila ishte e aftë të paguante 75 milionë euro për kartonin e tij.

Me shitjen e Diaz, tani Liverpool do të hidhet në sulm për të siguruar kartonin e Isak. Sipas mediave angleze, të kuqtë janë të gatshëm të paguajnë 120 milionë euro për të siguruar kartonin e tij nga Newcastle.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Zbulohet strategjia e Tiranës, Shehi dorëzon listën. Klubi plotëson dëshirat

Delo.autor

Heynckes, trajneri që refuzoi 2 herë Barçan: Nuk e dini se kush jam unë…!

Q.Autor

RIKTHEHET DUELI PAS 45 MUAJSH/ Ja kush e motivon Partizanin në Ballsh

Delo.autor

Leave a Comment