Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Elbasani godet në merkato, verdheblutë prezantojnë sulmuesin e ri

Elbasani ka konfirmuar lajmin e “Panorama Sport”. Verdheblutë kanë prezantuar sot sulmuesin e ri, Donart Ibraimi.

21-vjeçari vjen nga ekipi i Voska Sport në Maqedoninë e Veriut dhe shihet si një investim për të tashmen dhe të ardhmen e skuadrës së Gvozdenoviç që këtë sezon synon të konfirmohet në elitën e futbollit shqiptar.

Ibrahimi ka lënë gjurmë në kampionatin maqedonas duke realizuar 4 gola dhe duke dhënë 3 asiste në sezonin e fundit, ndërsa paraqitjet e tij të mira i kanë siguruar edhe ftesën në përfaqësuesen U-21 të Maqedonisë së Veriut.

Një lojtar i shpejtë, teknik dhe me nuhatje për golin, ai pritet të shtojë konkurrencën në repartin ofensiv të Elbasanit, që po ndërtohet me kujdes nga drejtuesit dhe stafi teknik në funksion të objektivave të sezonit të ri në Superiore. Më herët ai ka qenë edhe pjesë e Partizanit të 21-vjeçarëve në vendin tonë dhe rolin natyral ka atë të fantazistit

Related posts

RIHIDHET SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ PSG nuk shmang duel të fortë, me fat Bayern dhe Chelsea

Delo.autor

FLET PËR TË ARDHMEN E TIJ PROFESIONALE/ Mourinho: Në Manchester nuk e kuptuan filozofinë time…

Delo.autor

ZYRTARE/ Vllaznia firmos me mesfushorin moldav, kompletohet reparti ofensiv

Delo.autor

Leave a Comment