Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Presidenti i Torinos jep alarmin: E pamundur që kampionati të rinisë në fund të majit!

Shumë hipoteza janë hedhur dhe më e fundit ishte që Serie A të riniste në fund të muajit maj. Normalisht, ndeshjet do të luheshin pa tifozë, por edhe ky opsion duket i pamundur, të paktën sipas presidentit të Torinos.

Urbano Cairo pati një lidhje telefonike mbrëmjen e kaluar me “Ansa”, ku u shpreh se sipas tij rifillimi i kampionatit në fund të muajit maj është diçka e pamundur.

“Rifillimi i kampionatit në fund të majit më duket diçka e pamundur. Sot një njeri i shkencës foli dhe tha diçka që e kam mbështetur prej kohësh, thjesht sepse jam njohur me numrat dhe i kam parë me imtësi. Me situatën aktuale, nuk ka asnjë mundësi që gjërat të jenë rregulluar për 1 muaj e gjysmë dhe futbolli të rinisë. Për fat të keq. Dhe e theksoj fatkeqësisht, pasi dëshira ime normalisht është që gjithçka të rikthehet në normalitet dhe kampionati të rinisë.”

Related posts

KOMISIONI I DISIPLINËS/ Protestoi vendimet e gjyqtarit, ja dënimi për trajnerin Mema

Delo.autor

“Ronaldo është bërë vetë, ndërsa Messi…”/ Ish kapiteni i Realit krahason dy yjet

Delo.autor

GORICA ME HAP KRYESUESI/ Doka fiton “derbin” ndaj shqiptarëve të Lokomotivës së Zagrebit

Delo.autor

Leave a Comment