Futboll Sport

KA VENDOSUR KU DO E VAZHDOJË KARRIERËN/ Çinari përshëndet armenët: Gjithmonë një kapitull i veçantë

Erald Çinari do e vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Sulmuesi ka marrëveshje me Al Jabalain, që militon në ligën e dytë të futbollit arab.

Çinari është përshëndetur me Noah së fundmi. Te klubi armen spikaste me 17 gola dhe 12 të tjerë të asistuar.

“Kohës sime te Noah i erdhi fundi, por çfarë viti ka qenë, fitova kampionatin dhe Kupën e Armenisë, dhe garova në Ligën e Konferencës së Evropës.

Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij udhëtimi. Falënderime të mëdha për shokët e mi të ekipit, stafin dhe tifozët e mrekullueshëm që na mbështetën në çdo hap të rrugës. Noah do të jetë gjithmonë një kapitull i veçantë në karrierën time”, shkruan Çinari.

Related posts

I “HARRUAR” NGA SYLVINHO/ Mehmeti vlen më shumë se lojtari më i mirë i kombëtares

F.autor

NDESHJA NDAJ BYLIS/ “Ujqërit e Dëborës” nxjerrin në shitje biletat, ja sa do kushtojnë

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Të izoluar pa afat, futbollistët e Partizanit përgatiten të monitoruar nga stafi

Delo.autor

Leave a Comment