Futboll Sport

DISFATA E HIDHUR/ Alegri takohet me Taren dhe drejtuesit e tjerë. Edhe agjentët e futbollistit shfaqen në selinë e Milanit

Ditë e diel, por te Milani nuk ka pushim pasi ka shumë punë për të bërë. Kuqezinjtë u mposhtën dje nga Kremoneze me rezultatin 1-2 në “San Siro”. Sot, pas disfatës, trajneri Alegri po takohet në selinë e Milanit me Igli Taren dhe drejtuesit e tjerë.

Tema kryesore është ajo e tregut të transferimeve. Sot në selinë e Milanit ndodhen edhe agjentët e Konrad Harder. Për këtë po punohet që të realizohet huazimi nga Sportingu i Lisbonës.

Sulmuesi do të shtonte forcat në repartin ofensiv ku Milani nuk po ka vetëm një objektiv. Kuqezinjtë dukshëm kanë mangësi dhe skuadra aktuale, pa përforcime të tjera, nuk jep garanci për të qenë pretendente.

Milani ka grumbulluar të ardhura të konsiderueshme nga shitjet në këtë edicion. Blerjet akoma nuk i kanë kënaqur tifozët, që mbeten të zhgënjyer nga drejtuesit.

Related posts

Zbulohet formacioni i të dështuarve të javës së 21-të në Seria A

Q.Autor

PAS BARAZIMIT NDAJ SAMPDORIAS/ Trajneri Inzaghi: Jam i hidhëruar sepse këtë ndeshje duhej ta fitonim

Delo.autor

OFERTË E PA REZISTUESHME/ Ekipi britanik gati 240 milionë euro për Mbappe

Isa.Autor

Leave a Comment