Futboll Sport

PARTIZANI FORCOHET NË TREG/ Vlerësohet më shumë se në fundin e sezonit të kaluar

Partizani ka qenë mjaft aktiv në këtë merkato vere. Janë 9 futbollistë të larguar deri tani dhe 7 të afruar. Vlera në tregun e “transfermarkt” është rritur. Pas ndeshjes së fundit të sezonit të kaluar, Partizani vlerësohej 5.33 milionë euro në total.

Tashmë, të kuqtë kanë një vlerë prej 5.775 milionë eurosh. Lëvizje të tjera priten deri në fundin e gushtit. Rouen Hjumen me 850 mijë euro në treg, është futbollisti me i vlerësuar në tregun e Superiores. Vetëm Dinamo qëndron më lart se të kuqtë në treg.

Prezantimi i tyre i fundit është i Bernard Berishës. Partizani synon të përforcojë sërish ekipin, për të qenë sa më konkurrues drejt arritjes së objektivave. Një fokus të madh tani e ka reparti i sulmit. Të kuqtë mund të shtojnë opsionet në krah, por edhe qendër.

Kampionati për Partizanin fillon më 24 gusht. Ditën e diel në orën 20:00, masin forcat pikërisht me Vorën që është risi për Superioren. Mladen Milinkoviç do të debutojë në krye të “demave” për një ndeshje zyrtare.

Related posts

SKUADËR PËR TITULL/ Teuta beson se mund të jetë sezoni i tyre

Delo.autor

Mbijetesa në Superiore: Rrugëtimi i Kamzës, Teutës dhe Vllaznia

Sadik.Autor

“IK P****U BOLL BËRTITE”/ Grizman dhe Pike zihen në fushë gjatë ndeshjes me PSG-në: T**p, po vrapojmë…

Delo.autor

Leave a Comment