Futboll Sport

ZYRTARE/ ‘Sherif’ i ri në Shkodër, Kallaku firmos me Vllazninë deri në vitin 2027

Vllaznia vazhdon të jetë aktive në merkato, duke zyrtarizuar të premte afrimin e mesfushorit Sherif Kallaku. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi shkodran, i cili bëri të ditur se lojtari ka firmosur një kontratë dy vjeçare, që do ta mbajë në ‘Loro Boriçi’ deri në verën e vitit 2027.

Kallaku rikthehet në Superligë si një nga dëshirat kryesore të trajnerit Edi Martini, me të cilin ka punuar edhe më parë. Mesfushori 26-vjeçar është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi më parë ka luajtur për skuadra si Laçi, Teuta, Tirana dhe Partizani, duke lënë gjurmë me paraqitjet e tij.

 

 

 “KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Sherif Kallaku për të qenë pjesë e skuadrës tonë deri në vitin 2027. Lojtari ndërkohë pasditen e sotme (djeshme) ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me ekipin duke u vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu, Sherif!”, njofton Vllaznia.

Pas Lirim Kastratit, ky është përforcimi i radhës për Vllazninë, që synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri, me ambicie të qarta për titull kampion që mungon prej sezonit 2000-2001.

 

Related posts

KRIZA E MADHE PREJ COVID-19/ Presidenti Agnelli: 8.5 miliardë euro humbje në futboll. Ja çfarë duhet të ndryshojmë…

Delo.autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Basaksehir-Manchester United. Rezultati 2-1

Delo.autor

Rusia shkëlqen në fushë, femrat ruse “tërbojnë” tribunat e stadiumit (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment