Futboll Sport

PROBLEMET ME DËMTIMET TE REALI/ Mbrojtësi do të mungojë disa javë

Dani Carvajal do të mungojë deri në pesë javë pasi pësoi një dëmtim në pulpë gjatë humbjes 5-2 të Real Madridit ndaj Atletico Madrid të shtunën.

Mbrojtësi i Los Blancos u largua nga fusha në minutën e 59-të në “Wanda Metropolitano”, duke shqetësuar në maksimum stafin.

Carvajal është në dyshim për El Clasico më 26 tetor, ndërsa nuk dihet nëse do të jetë  prezent apo jo në sfidën kundër Juventusit më 22 tetor.

33-vjeçari ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Realit deri më tani këtë sezon, përveç në një takim.

 

Përveç mungesës së këtij futbollisti, edhe Trent Alexander-Arnold është ndalur për shkak të një problemi në kofshë, çka do të thotë që ekipi nuk do ketë një mbrojtës të djathtë për ndeshjet në vijim.

Related posts

LIVE/ Laçi-Tirana, Mbyllet pjesa e parë në Kurbin. Penallti të humbura dhe 2 gola për Tiranën

Delo.autor

SFIDA NDAJ GREQISË PËR “QATAR 2022″/ “FFK” zbulon masat, ja kushtet e tifozëve për të hyrë në stadium…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Trajneri Bielsa i rrëmben Interit objektivin e verës për shifrën rekord

Delo.autor

Leave a Comment