Futboll Sport

DINAMO PRET DERBIN/ Blutë kërkojnë të thyejnë “tersin”

Dinamo u rikthye te fitorja duke mundur me rezultatin 0-2 Vorën në ndeshjen e javës së tetë të Superiores në “Arenën e Demave”.

Të mërkurën, blutë do të rikthehen në fushë për të luajtur ndeshjen e fundit të fazës së parë, sfidë kjo që mund t’i japë mundësi skuadrë së Dajës që të konfirmohet edhe një herë tjetër si pretendente kryesore për titullin kampion.Aktualisht, Dinamo numëron 14 pikë në këtë fazë të parë dhe me një rezultat pozitiv në derbi, do të shkonte në kuotën e 17 pikëve, pikë këto që kalojnë sezonin e shkuar.

Por, Dinamo në sezonet e fundit nuk ka shkëlqyer ndaj Partizanit, madje të kuqtë janë ndër skuadrat që kanë marrë më shumë pikë ndaj Dinamos që nga koha kur “nëndetësja” u rikthye në Superiore 4 sezone më parë.

Related posts

Skënderbeu kërkon ‘qetësinë’ në Vlorë

Sadik.Autor

TENSION NË “NIKO DOVANA”/ Kacafytje dhe grushta barkut, ja momentet e nxehta (VIDEO)

Isa.Autor

“MANAJ SI NË ËNDËRR”/ Kryqëzon gishtat për debutimin. Ja si mund të luaj Barça me shqiptarin titullar

Delo.autor

Leave a Comment