Futboll Sport

KOMBËTARJA U-17/ Shqipëria humbet 1-3 miqësoren kundër Sllovenisë në Tiranë

Shqipëria U-17 zhvilloi sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Sllovenisë, e cila u luajt në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë takim me rezultatin 1-3.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Lleshi, Mezani, Varesis, Pierro, Marku, Vata, Qosja, Allasufi, Luka, Himallari dhe Mali. Pjesa e parë ishte e luftuar, me raste nga të dyja skuadrat, por pa gola.

Në fraksionin e dytë, Sllovenia zhbllokoi rezultatin në minutën e 54-t me Koren Tian, ndërsa pas katër minutash Deen Okanovic realizoi golin e dytë. Skuadra mike vulosi fitoren në minutën e 72-t, me golin e tretë të shënuar nga Tristan Kotar.

Pavarësisht disavantazhit, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe ngushtuan diferencën me golin e Mattias Allasufit. Shqipëria U-17 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Sllovenisë më 11 tetor, në orën 11:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.

Related posts

BLINDOHET LISBONA/ Portugalia sfidon virusin me “Final 8”. Superkontrolle dhe protokoll ushtarak për skuadrat

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja pse Endri Çekiçi nuk është grumbulluar me Kombëtaren

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN E TIJ/ Talenti Haaland: Nuk isha i gjatë, fat i madh…

Delo.autor

Leave a Comment