Futboll Sport

PAMJET/ Ekipi shqiptar zbarkon në tokën serbe, qindra forca policia presin skuadrën kuqezi në Nish

Ekipi shqiptar ka zbarkuar në Nish, ku do të akomodohet në hotel e më pas do të niset për në stadiumin “Duboçiça”, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes të së shtunës.

Nga pamjet e mundësuara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, skuadra kuqezi u prit nga qindra forca policie në stadium, të cilat mundësuan që rruga e ekipit shqiptar nga pista e uljes direkte në hotel të ishte pa probleme, duke shmangur kontrollin në aeroport.

Në orën 16:30, trajneri Sylvinho do të dalë përpara mediave në konferencë, ndërsa në 17:30 do të zhvillohet dhe seanca e fundit stërvitore.

Sfida do të luhet në orën 20:45, më 11 tetor dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Related posts

Shkodran Mustafi: Kishim objektivat të mëdha/ Tani vetem Europa League mund t’ia shpëtojë sezonin Arsenalit

Sadik.Autor

Hyri me armë në fushë, pezullohet për 3 vite Presidenti i Paokut

Sadik.Autor

“DO TË UDHËTOJË DREJT…”/ Rokadë e trefishtë, largimi i Higuain zyrtarizon të ardhmen e dy sulmuesve të tjerë (FOTO)

F.autor

Leave a Comment