Breaking News Futboll

MBIZOTËRON GOLI I MANAJT/ Mbyllet ndeshja, Shqipëria gjunjëzon 0-1 Serbinë në Leskovac dhe sheh nga Botërori 2026

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në Leskovac një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt Botërorit 2026 përballë Serbisë.

Kuqezinjtë duan të ruajnë vendin e dytë në grup dhe një rezultat pozitiv do ta afronte më shumë ekipin e drejtuar nga Silvinjo me sigurimin e play-off të turneut. Trajneri ka bërë zgjedhjet e tij për këtë sfidë duke i dhënë fund dilemave për repartin e avancuar, ku treshja që do të ketë si detyrë kryesore të rrezikojë portën kundërshtarë do të përbëhet nga Broja dhe Uzuni nga krahët me Manajn në qendër.

 

Në radhët e Serbisë bie në sy prania e Milosavljeviç debutues në rreshtimin titullar, pasi mbrojtësi 18-vjeccar ka fituar një vend në rreshtim nga minuta e parë. Ndërkohë, në mesfushë debuton 20-vjeçari Aleksandar Stankoviç, i cili është djali i ish-futbollistit serb, Dejan Stankoviç.

LIVE SERBI-SHQIPËRI 0-0

NGJARJET KRYESORE

45’+1’ GOOOL SHQIPËRIA! Pas zhvillimit të një goditje dënimi, vjen goli i avantazhit me një gjuajtje predhë të Manajt. (VIDEO)

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Shehu është futbollisti i parë i ndëshkuar me të verdhë në këtë ndeshje.

40’ Aksion i gjatë i Brojës i cili driblon disa kundërshtarë, në fund sfera shkon te Asllani i cili gjuan në mënyrë të gabuar.

38’ Provon edhe Samarxhiç nga jashtë zonës, Strakosha mbërthen sferën. (VIDEO)

36’ Mitaj shpëton portën kuqezi pas një inkursioni të Pavloviç dhe gjuajtjes së tij të devijuar që po shkonte drejt rrjetës. (VIDEO)

35’ Asllani del në sulm dhe harkon në fundore nga e majta, mbrojtja vendase largon.

32’ Tjetër situatë e rrezikshme në zonën kuqezi me një pasim që mbërrin te Vlahoviç në pozicion të favorshëm. Por në fund Ajeti i heq sferën nga këmbët dhe zgjidh situatën.

22’ Asllani provon të rrezikojë me një goditje dënimi, topi devijohet dhe përfundon në duart e portierit. (VIDEO)

18’ Minuta qetësie me lojën që zhvendoset nga një gjysmëfushë në tjetrën, pa rreziqe për portat.

12’ Rasti i parë i Shqipërisë është me një harkim nga Hysaj në të djathën, topi shkon te Manaj por gjuajtja me kokë e sulmuesit është e gabuar. (VIDEO)

7’ Një goditje këndi e Serbisë nga krahu i majtë sjell panik në zonë, sidomos pasi Broja mban topin më shumë se sa duhet duke i dhënë mundësi kundërshtarëve të qëndrojnë përpara.

5’ Krosime radhazi nga Kostiç në krahun e majtë të sulmit të Serbisë, Ajeti e Hysaj largojnë rrezikun pa mbërritur topi në zonë.

2’ Broja shfaqte menjëherë rrezikshëm djathtas, duke vënë në vështirësi Pavloviç i cili largon sferën në anësore.

1’ Nis dueli në Leskovac.

FORMACIONET ZYRTARE

SERBIA: Petroviç, Milosavljeviç, Veljkoviç, Pavloviç, Zhivkoviç, Maksimoviç, Stankoviç, Kostiç, Samarxhiç, Vlahoviç, Mitroviç.
Trajner: Dragan Stojkoviç

SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Shehu, Laçi, Asllani, Broja, Manaj, Uzuni.
Trajner: Silvinjo

Related posts

MBROJTËSIT I SOSET DURIMI/ Kërkon të largohet nga Juventusi në janar

Isa.Autor

KRISJE NË KOMBËTARE/ Armand Duka anashkalon dhe s’e takon Brojën pas festës në Andorra

F.autor

NË KËRKIM TË SPIUNIT/ 13 vite nxjerrje informacionesh, te Bayern gjithçka del në media

F.autor

Leave a Comment