Futboll Sport

SERIE A/ Roma fiton 0-1 kundër Sassuolos dhe i bashkangjitet Napolit në krye! Torino përmbys 2-1 Genoan

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi këtë të dielë tre ndeshjet e radhës për raundin e tetë. Duke nisur nga ora 12:30, Torino përmbysi 2-1 Genoan. Miqtë kaluan të parët në epërsi me Thorsby në minutën e shtatë, ndërsa Torino barazoi me autogolin e Sabelli në minutën e 63-të. Më pas Maripan në fundin e ndeshjes shënoi golin e fitores për vendasit. Në këtë sfidë Kristjan Asllani luajti 60 minuta për Torinon, teksa u zëvendësua nga Ardian Ismajli, me këtë të fundit që merr minuta pas lëndimit që e mbajti jashtë për një muaj.

Në Reggio Emilia, Sassuolo vendase u mposht 0-1 nga Roma. Goli i Paulo Dybala ishte i vlefshëm që kryeqytetasit të merrnin tri pikë të arta që i katapulton në kryes të renditjes së bashku me Napolin. Mesjavën që vjen Roma pret Parmën në ‘Olimpico’.

Ndeshja tjetër mes Veronës dhe Cagliarit përfundoi 2-2. Gagliardino dhe Orban shënuan për vendasit, ndërsa Idrissi dhe Felici (minuta 90+2) ishin golashënuesit e miqve.

Pas javës së tetë është Napoli dhe Roma me 18 pikë që ndajnë kreun e Serie A, ndjekur nga Milani dhe Interi.

Related posts

LARGIMI I DEDES/ Zbulohen prapaskenat te Tirana, “krisja” nisi që me afrimin e…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Barcelona ka synim kryesor yllin Haaland, plani B është bomberi “Zikaltër”…

Delo.autor

COPA DEL REY/ Penallti e shkaktuar nga Vazquez, Raul Garcia nuk fal nga pika e bardhë ndaj Realit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment