Futboll Sport

ZYRTARE/ Egnatia surprizon në merkato, firmos me mesfushorin që ishte pjesë e Partizanit kampion

Mal Januzi ishte surpriza e Egnatia dje kundër Partizanit. Mesfushori 21-vjeçar u vendos në dispozicion të trajnerit Edlir Tetova, teksa qëndroi i gatshëm tek “Arena e Demave” për sfidën e mbyllur në barazim pa gola.

Januzi transferohet tek Egnatia, pasi edicionin e kaluar ishte pjesë e Lushnjës dhe më pas Partizanit B. Të kuqtë nuk e kishin në llogari për këtë edicion, për këtë mesfushori doli lojtar i lirë.

Januzi ka fituar minuta te Partizani në sezonin 2022/23, kur edhe u fitua titulli i fundit kampion. I lindur në Maqedoninë e Veriut është produkt i moshave të Partizanit.

Dje me Egnatian ishte sfida e parë për të, edhe pse nuk mori minuta. Trajneri Tetova e ka përfshirë në listë, pikërisht për një takim ku kishte edhe mungesa.

Related posts

“AROMË DOPINGU/ Skena e çuditshme në tunel, çfarë kanë futur në hundë rusët?

Isa.Autor

RINOVIM OSE LARGIM/ Lojtari i Interit kushton 30 milionë euro

F.autor

Finalja e Kupës / Skënderbeu ka një lajm të rëndësishëm për tifozët e vet

Sadik.Autor

Leave a Comment